Mbahet marsh për 1648 personat e pagjetur

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 16:50 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur, në Prishtinë është organizuar një marsh sensibilizues nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Marshin përkujtimor ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe ka vazhduar përgjatë bulevardit “Nënë Tereza”.

Në marsh ka marrë pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur si dhe shoqatat e familjarëve të të zhdukurve. Te memoriali dedikuar personave të zhdukur, atyre iu është bashkuar dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në mënyrë simbolike, për të kujtuar 1648 persona të pagjetur që nga viti 1999, pikërisht në orën 16:48, janë vendosur lule te Memoriali që ndodhet afër ndërtesës së Kuvendit.

Në marsh merrnin pjesë dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës, organizata vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.

Të ngjashme