Mbahet marshi, “Përkrahje, jo ndëshkim”, përdoruesin e drogave nuk janë kriminelë

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 12:31 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) ka organizuar marsh, duke iu bashkuar fushatës ndërkombëtare “Përkrahje, jo ndëshkim”, raporton EkonomiaOnline.

Ky marsh ka filluar nga sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt objektit të Qeverisë.

Anëtari i QIPS-is, Valon Ismaili, në një prononcim para medieve, ka thënë se po bëhet qasje e gabuar ndaj njerëzve që përdorin lëndë narkotike.

Ismaili tutje shtoi se njerëzit që përdorin lëndë narkotike nuk duhet trajtuar si kriminel.

“Sot më 26 qershor është dita kundër abuzimit, kjo protestë është bërë ndaj qasjes së gabuar të këtij fenomeni arrestimet që bëhen nuk e zgjidhin problemin veç se e bëjmë problemin më të madh. Mesazhi është i thjeshtë nëse i trajtojmë si kriminel njerëzit me varshmëri nga drogat atëherë nuk u lejmë zgjidhje tjetër veçse të sillen si kriminel. Zgjidhja ndaj kësaj mendojmë se është dekriminalizimi i barit dhe drogës”, tha ai.

Të ngjashme