Mbahet mesha e Krishtlindjes, dërgohen porosi për më shumë paqe e dashuri

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 12:16 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” është mbajtur mesha e Krishtlindjes, raporton Ekonomia Online.

Ipeshkvi Don Lush Gjergji duke uruar besimtarët krishterë tha se kjo festë është festë që i bashkon të gjithë pa dallime.

“Të nderuar besimtarë të dashur fillojmë meshën e pestë me radhë në ditën e lindjes së Jezu Krishtit, kënaqësi se Zoti na dha bashkë me falënderim sepse ai na tha të jemi në kërkim të jetës dhe dashurisë, dhe vëllazërisë të bashkimit dhe durimit”.

Ai tha se në këtë meshë të Krishtlindjes u lut për paqe dhe dashuri për njerëzimin.

“Besimtarë të dashur, sot kremtojmë lindjen e Jezu Krishtit, dikur në këtë formë për tu solidarizuar me njeriun për të treguar se si është flijuar, ai e sjell lajmin e gëzueshëm të pavdekshëm popullit të botës, i cili është ky lajm të gjithë prijësit e Zotit do ta shohin besimin në Zot. Festa e Krishtlindjes është e të gjithëve,është festë e paqes e dashurisë”, tha Don Lush Gjergji.

Sipas tij, Zoti është dashuri dhe paqe, e ajo që kërkojnë është paqja e vërtetë.

Të ngjashme