Mbahet mesha në nderim të avokatit të ndjerë, Nikë Lumezi

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 12:53 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në nderim të avokatit të njohur, Nikë Lumezi, i cili vdiq të premten, është mbajtur meshë në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Nikë Lumezi ishte babai i kryeprokurorit të Kosovës, Aleksandër Lumezi.

Drejtuesi i kësaj meshe, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, tha se janë sot në meshë për të ndarë dhimbjen për vdekjen e Nikë Lumezit dhe për të ndarë ngushëllimin e fesë, raporton Ekonomia Online.

Gjergji u shpreh se vdekja është përfundim i rrugëtimit të njeriut dhe fillim i rrugës së takimit me krijuesin e tij.

“Vdekja dhe jeta janë bashkudhëtim, nuk janë dy ekstreme larg njëra-tjetrës, janë si dy këmbë të të njëjtit trup. Njeriu qysh kur lind fillon të vdesë, sepse vdekja është përfundimi i nje rrugëtimi të përkohshëm të njeriut drejt takimit me krijuesin e vetëm.  Jemi këtu që t’ju ngushëllojme zemrat me halet e fesë. Pushoftë në paqe”.

Në mesin e pjesëmarrësve në meshë ishte edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni.

Para kësaj meshe është mbajtur Mbledhje Komemorative, organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, në të cilën u vlerësua kontributi dhe veprimtaria e Nikë  Lumezit si avokat dhe gjyqtar.

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 14, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Të ngjashme