Mbahet mesha për ditën e Krishtlindjes, bëhet thirrje për paqe dhe dashuri (LIVE)

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 11:20 | Nga Zejnepe Bekteshi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, po mbahet mesha për shënimin e ditës së Krishtlindjes, raporton Ekonomia Online.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, tha se festa e Krishtlindjes do të thotë dashuri e paqe.

Sipas tij, kjo ditë shënon bashkimin e njerëzve me Zotin, duke shtuar se Zoti asnjëherë nuk hoqi dorë nga njeriu edhe përkundër që njeriu hyri në armiqësi me të.

“I madhi Zot me dashur dhe për dashuri krijoi gjithësinë dhe kurora e kësaj ishte njeriu, por fatkeqësisht  njeriu e harroi krijuesin e vet dhe hyri në armiqësi me të, e kundërshtoi dhe e mëkatoi duke kërkuar që të jetë si Zoti. Por Zoti nuk hoqi dorë prej njeriut dhe njerëzimit”, tha ai.

Sipas tij, njerëzit janë robëruar nga egoizmi nga konsumimi duke mos u ndihmuar të tjerëve duke fajësuar të gjithë madje edhe Zotin.

“Sot ta pyesim vetën ndërgjegjen tonë shqiptare e krishtere a jemi të hapur ndaj Zotit?, ta marrim shembull Nënën Terezë ajo që dëgjoi thirrjen e Zotit të bëhet dritë në këtë botë”.

Ai më tej tha se njerëzit mendojnë vetëm për vetën, vetëm për interesat personale, në vend të dashurisë ofrojnë urrejtje.

Don Lush Gjergji tha se nëse i humbit rrënjët tona, nëse e përmbysim historinë atëherë bëjmë vetëvrasje dhe për këtë, sipas tij, nuk është fajtor askush fajtor jemi vetë.

“Ti kthemi rrënjëve tona siç bëri Gjergji ynë për 25 vjet, duke i shërbyer atdheut edhe sot të lusim për bashkim të të gjithë shqiptarëve, të lusim Zotin edhe për ata që besojnë ndryshe, por besojnë në një Zot, t’i lutemi Zotit edhe për ata që nuk besojnë në mënyrë që të kthehen të Zoti”.

Edhe në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtoj meshën e Ditës së Krishtlindjes.

Kurse, nga ora 17:00, do të mbahet mesha në gjuhën angleze, në Kishën e “Shën Ndout” në Ulpianë, Prishtinë, po në këtë kishë në orën 18 do të mbahet edhe një mesh tjetër.

DREJTPËRDREJT – Në Katedralen “Nëna Terezë” mbahet meshë për ditën e Krishtlindjeve

Posted by EkonomiaOnline on Monday, December 25, 2017

Të ngjashme