Mbahet “Parada e Krenarisë”, kërkohet solidaritet, barazi, drejtësi e ndryshim shoqëror

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pjesëtarë të komunitetit LGBTI e përkrahës të tyre kanë mbajtur Paradën e Krenarisë, me ç’rast me moton “Bashkë dhe Krenarë” kanë marshuar në sheshet kryesore të Prishtinës , raporton Ekonomia Online.

Lent Mustafa një prej organizatorëve të “Javës së Krenarisë” ka treguar se ky vit ka qenë sfidues edhe për komunitetin LGBTI.

Ai ka kërkuar kërkuar solidaritet, barazi, drejtësi dhe ndryshim shoqëror.

Mustafa ka treguar mes tjerash se komuna e Prishtinës ka ndarë fond prej 300 mijë eurosh për ndërtimin e një strehimoreje për personat që i takojnë komunitetit LGBTI.

“Viti i pandemisë ka qenë i vështirë për të gjithë, veçanërisht për komunitetin LGBTI. Sot kemi dal jo vetëm me protestuar, jo vetëm me kërkuar të drejta por edhe me u ribashkuar për shkak se pandemia na ka ndarë”.

“Këtë vit po luftojmë prapë për martesat gjinisë së njëjtë, Kodi Civil është vetëm duke u hartuar andaj kjo është një e drejtë e jona e cila nuk bënë me na ikë këtë herë. E drejtë themelore e cila ma takon dhe kemi me luftuar deri në fund”.

“Vështirësitë tjera vazhdojnë me qenë pak a shumë të njëjta, diskriminimi më vende të punës e në rrugë”.

Të ngjashme