Mbahet Puntoria ‘’ Dhuna në familje’’ në Ferizaj

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Sot, në Drejtorinë Rajonale të Policisë Ferizaj është mbajtur puntori me temë, ‘Dhuna në familje ’’, e organizuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve i kësaj drejtorie.

Temë diskutimi, ishte dhuna në familje, statistikat e rasteve të dhunës në familje në DRP-Ferizaj, trajtimi i rasteve të dhunës në familje nga ana e policisë, legjislacioni për rastet e dhunës ne familje, specifikat e udhëzuesit  të Gjykatës Supreme të Kosovës ,bashkëpunimi mes institucioneve që merren me trajtimin e rasteve të tilla, qasja sa më profesionale e institucioneve  që trajtojnë këto raste.

Në këtë puntori morën pjesë : Prokurori i Shtetit, njëherit koordinator i rasteve të dhunës në familje ,përfaqësuesi i Qendrës për Pune Sociale , Mbrojtësi i Viktimave ,Përfaqësuesi i Strehimores (shtëpisë së sigurt), OJQ “Avonet “ dhe përfaqësuesit i kuvendeve komunale për barazi gjinore në nivel rajonal.

Ndërsa nga policia morën pjesë: Drejtori Rajonal i Policisë nga DRP-Ferizaj, Shefi i Sektorit për Dhunë në Familje nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi nga DPP-Prishtinë, hetuesit primarë të rasteve të dhunës në familje ,shefat e hetimeve dhe shefat e operativës nga stacionet policore të DRP-Ferizaj,

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë puntori , synon të ngritë profesionalizmin për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe ti qaset në mënyrë sa më profesionale viktimeve të dhunës në familje, dukuri kjo që po e përcjellë shoqërinë tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme