Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për themelimin e Institutit për Krimet e Luftës

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Të hënën është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ai ka thënë se themelimi i këtij instituti është një prej prioriteteve të tij si ministër dhe Qeverisë së Kosovës.

“Sot kam mbajtur takimin e parë me Grupin Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Bazuar në rëndësinë dhe nevojën që ka dokumentimi i krimeve të luftës, themelimi i një mekanizmi për këtë çështje, është ndër prioritetet e mia si Ministër i Drejtësisë dhe rrjedhimisht edhe i Qeverisë. Kosova duhet ta ngris këtë institut me qëllim të ruajtjes së memories sonë kolektive. Pas themelimit të institutit, do të punësohen 100 studentë të cilët do të merren me hulumtime në terren”, ka shkruar Selimi.

Të ngjashme