Mbahet takimi i parë i këshillit organizues me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi

Rahovec | 01 Nën 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur takimi i parë i këshillit organizues me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici me bashkëluftëtar dhe inaugurimit të Kullës prej guri në Opterushë.

Lidhur me këtë Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka caktuar këshillin organizues me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici me bashkëluftëtar dhe inaugurimit të Kullës prej guri në Opterushë, me vendim, me Nr.Protokollit 02/1137/2021 më datë: 28.10.2021.
Këshilli përbëhet nga këta anëtarë:
Fatmir Iska, kryesues, Dervish Çadraku, anëtar, Qemajl Krasniqi, anëtar, Sabahudin Cena, anëtar, Bjondina Kleqka, anëtare, Rumir Zhuniqi, anëtar, Berat Duraku, anëtar, Ejup Kabashi, anëtar, Isuf Gashi, anëtar, Fehmi Isma, anëtar, Nazmi Bellaqa, anëtar, dhe Nora Boshnajku, anëtare.
Në takimin e sotëm, këshilli organizues shqyrtoi çështje të ndryshme, ku u diskutuan idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nderë të inaugurimit të Kullës prej guri në Opterushë.

Të ngjashme