Mbahet takimi konsultativ për çështjen e të zhdukurve

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 14:00 | Nga

Nën drejtimin e këshilltarit të Kryeministrit, Jahja Lluka i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, është mbajtur takimi i përbashkët konsultativ me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Në takim është diskutuar për mundësitë e intensifikimit të angazhimit dhe koordinimit më të mirë ndërinstitucional për t’u përgjigje në kërkesat e drejta të familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur

Duke vlerësuar punën e deritanishme në fund të takimit, është kërkuar nga të gjithë të pranishmit që në një afat prej shtatë ditësh të dërgojnë propozimet me shkrim, bazuar në fushëveprimin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, për intensifikim të përpjekjeve dhe planifikimeve më të mira të përbashkëta për zgjidhjen e kësaj problematike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme