Mbërrin një tjetër aeroplan me 150 afganë në Shqipëri

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

150 qytetarë afganë mbërritën në Aeroportin e Rinasit.

Aeroplani i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit.

103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës.

Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit.

Të ngjashme