Martin Berishaj emërohet ambasador i Kosovës në Kroaci

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti duket se tashmë e ka zgjedhur ambasadorin e ri në Kroaci.

Bëhet fjalë për Martin Berishajn, një militant shumë aktiv i Vetëvendosjes, njëherit profesor në Universitetin e Prishtinës.

Martin Berishaj, sipas të gjitha gjasave do të udhëheq me ambasadën e Kosovës në Kroaci. Ndonëse për emërimin e tij nuk kanë folur nga MPJ, punën e re atij ia ka uruar motra e tij, Maria në një postim në Facebook.

“Emrimi yt si ambasador në Kroaci më gëzoi pamasë. Urime vëlla i dashtun dr. prof. Martin Berishaj Tu dhasht e mbara dhe dalsh faqebardhë si gjithmonë që na ke mësua me veprat tua. E mbajsh me nderë këtë post. Krenare me ty gjithmonë. Të Dua shumë”, ka shkruar motra e tij.

Të ngjashme