Mbetet në paraburgim personi që kanosi familjen e presidentit Thaçi

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 13:32 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin A.B.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj, njofton Gjykata e Apelit, përcjell Klan Kosova.

A.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Bëhet fjalë për  personin që ka kanosur ditë më parë familjen e Presidentit, Hashim Thaçi.

“Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme