Mbetet në paraburgim Remzi Shala që nuk iu përgjigj Speciales

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të Remzi Shalës, në të cilën e ka kundërshtuar vendimin për caktimin masës së paraburgimit prej një muaji.

Aktvendimi i datës 24 maj, i nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren, do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Kujtojmë se personi në fjalë është ftuar nga Gjykata Speciale, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” të ish-ligjit penal jugosllav.

“Gjykata e Apelit ashtu sikurse gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në përputhje më dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, ngase ekziston rreziku se mund të ikë, apo arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale”.

Të ngjashme