Mbi 1 mijë e 700 foshnje kanë lindur gjatë vitit të kaluar në spitalin e Pejës

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se 1 mijë e 705 foshnje kanë lindur gjatë vitit 2021 në këtë spital, raporton Gazeta Express.

Sipas këtij spitali, 819 foshnje kanë qenë të gjinisë femërore ndërsa 880 të asaj mashkullore.

“Gjatë vitit 2021 numri i foshnjave që kanë lindur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka qenë 1,705 foshnje. Sa i përket gjinisë 819 foshnje janë të gjinisë femërore dhe 880 të gjinisë mashkullore. Mesatarisht në një ditë kanë lindur 4.6 foshnje ndërsa numri i nënave që kanë lindur për herë të parë kanë qenë 670”, është bërë e ditur nga ky spital.

Sa i përket vendbanimeve të nënave të porsalindurave, sipas spitalit të Pejës, 953 foshnje janë nga Komuna e Pejës, 311 Istogut, 232 Klinës, 163 Deçanit, 17 Malishevës, 10 Skenderajt, 9 Gjakovës, 8 Prishtinës, 2 Fushë Kosovës.

Të ngjashme