Mbi 10 mijë raste aktive me Coronavirus

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë vazhdon të jetë numri i lartë i personave të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Deri më tani që nga marsi i vitit 2020, janë infektuar 104 mijë e 042 persona. Kurse jetën nga ky virus e janë humbur 2 mijë e 129 qytetarë.

Por pavarësisht shifrave të larta të të infektimit dhe vdekjes, është një numër i madh edhe i personave që kanë arritur të shërohen nga COVID-19.

Deri më sot në Kosovë janë shëruar 91 mijë e 427 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive mbetet 10 mijë e 486.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme