Mbi 100 mijë persona e marrin vaksinën, Bardhi thotë se janë gati për vaksinim masiv

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 12:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie, ka bërë të ditur se gjatë se hënës në nivel vendi vaksinën e kanë marrë 1 680 persona, raporton Ekonomia Online.

Përderisa sipas tij, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka arritur në mbi 100 mijë persona.

Ai më tej ka shtuar se kjo sallë ka 15 dhoma të vaksinimit dhe 30 ekipe dhe se janë të gatshëm për vaksinim masiv të popullatës.

“Në sallën ‘1 Tetori’, ku deri më tani kemi të vaksinuar 287 ndërsa në nivel vendi kemi rreth 1 680 persona. Nëse i referohemi totalit në nivel vendi nga dita e parë janë 101 mijë e 100 vaksinime të realizuara në Kosovë. Kjo është gjendja aktuale sa i përket vaksinimit në vendin tonë”.

“Lidhur me kategorizimin e tyre vendos komuniteti për imunizim të popullatës e drejta e qytetarit është se duhet aplikuar ndërsa çështja e zbatimit të vaksinimit varet nga komiteti për imunizim të popullatës. Salla 1 tetori me 15 dhoma dhe 30 ekipe është në gatishmëri për vaksinim”, tha ai raporton EO.

Të ngjashme