Mbi 12 milionë raste aktive me Covid-19 në botë

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Përkundër që ka filluar vaksinimi kundër COVID-19, shtete të shumta po vazhdojnë të raportojnë numër të madh të rasteve të infektuara me këtë virus. Rrjedhimisht, edhe numri i rasteve aktive me këtë virus vazhdon të jetë i lartë. Mbi 12 milionë e 500 mijë raste vlerësohet të jenë aktive me COVID-19 në botë.

12 milionë e 508 mijë e 610 raste vlerësohet të jenë aktive me COVID-19 në botë.

Kështu bëhet e ditur në faqen botërore të statistikave, worldometers.info.

Nga kjo faqe thuhet se 189 milionë e 785 mijë e 698 persona janë infektuar me këtë virus në botë.

Ndërsa, 4 milion e 84 mijë e 260 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

173 milionë e 192 mijë e 828 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika radhitet e para me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 34 milionë e 887 mijë e 155 raste, pastaj India me 31 milionë e 26 mijë e 829 raste dhe Brazili me 19 milionë e 262 mijë e 518 raste.

Të ngjashme