Mbi 13 milionë € investohen në zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, lehtësohet puna e bizneseve

Ferizaj | 21 Jan 2021 | 11:19 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë të infrastrukturës, Arban Abrashi kanë inspektuar nisjen e punimeve në zgjerimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”, raporton Ekonomia Online.

Projekti financohet nga Banka Botërore për Ndërtim dhe Zhvillim dhe ka koston mbi 13 milionë me  gjatësi  5.7 kilometra.

Hoti tha që ky projekt ka shumë rëndësi dhe krijon qasje më të mirë me komunat përreth. Tutje ai tha që kjo rrugë do të ndikojë në akomodim të mirë të nevojave të bizneseve.

“Po rritet prezenca e projekteve nga BE-ja përmes investimeve me BERZh-in”, tha Hoti.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se ky projekt lehtëson punën e bizneseve në këtë anë.

“Ky projekt i bukur për Ferizajn po e zbukuron pamjen e Ferizajt dhe po e lehtëson punën e bizneseve”, u shpreh Abrashi.

Kryetari i komunës se Ferizajt Agim Aliu tha që pas shumë vjetësh po fillojnë një projekt të rrallë, raporton EO.

“Padyshim që është një ndër projektet me moderne dhe që ka të bëjë me komunitetin e bizneseve”.

Sipas tij, tashmë Ferizajt mund të cilësohet si kryeqendër e zhvillimit ekonomik.

Shefi i BERZh-it Neyl Taylor ka garantuar mbështetje edhe për projekte e tjera, raporton EO.

Të ngjashme