Mbi 130 gazetarë nga regjioni kërkojnë zbardhjen e sulmit ndaj Ollurit

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 13:36 | Nga

Mbi 130 gazetarë nga Slovenia, Maqedonia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova janë solidarizuar me gazetarin Parim Olluri, i cili u sulmua mbrëmjen e 16 gushtit para banesës së tij.
“Ne, gazetarë nga shumë vende të rajonit, të mbledhur në një rrjet joformal të gazetarëve, dënojmë ashpër sulmin ndaj kolegut tonë dhe një prej gazetarëve më të shquar hulumtues në Kosovë, dhe kërkojmë nga autoritetet zbardhjen e menjëhershme te kryesve të kësaj vepre”, thuhet në reagim.

Olluri u sulmua të mërkurën, me 16 Gusht, para banesës së tij rreth orës dhjetë në mbrëmje, ndërsa kthehej nga qyteti me të fejuarën e tij. Sipas dëshmisë së Ollurit, ai u sulmua nga tre persona të paidentifikuar të cilët i shkaktuan lëndime të lehta. Ai dhe e fejuara e tij, e cila ishte alivanosur gjatë sulmit, morën kujdes mjekësor.

Sulmi mbi Parim Ollurin erdhi një ditë pasi që kishte publikuar një opinion në gazetën elektronike Insajderi (insajderi.com), ku fajëson ish-komandantët e UÇK-së për njollosje të kësaj organizate, nëpërmjet përfshirjes në biznese të pista.

Olluri në letrën e tij publike me titull “Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë dhe do të ishte milioner i korruptuar” ai përmes satirës kritikoi ish-komandantet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të pasuruar kundërligjshëm pas luftës.

Olluri, për mbulimin e temave të ndryshme siç është tema e korrupsionit, shpesh ka qenë cak i sulmeve verbale dhe kërcënimeve, dhe ishte vetëm çështje kohe kur ato do të shndërroheshin në kërcënime fizik.

“Ju rikujtojmë se ishte portali i Ollurit i cili vitin e kaluar zbuloi një nga skandalet më të mëdha në lidhje me autoritetet e Kosovës, duke publikuar incizimet e bisedave telefonike të kreut të grupit parlamentar te PDK-së, Adem Grabovcit. Grabovci shpejt pas kësaj nisi proces gjyqësor kundër Insajderit, por pasuan edhe presionet financiare mbi gazetën elektronike të cilat i shkaktuan humbje për shkak të rënies së numrit të reklamave në faqen e tyre”, thuhet më tej në reagim.

Olluri dhe kolegu i tij dhe bashkëthemeluesi i Insajderit Vehbi Kajtazi nisën Insajderin në vitin 2016. Olluri ishte redaktor i gazetës Jeta në Kosovë, pjesë e BIRN-it në Prishtinë dhe ka punuar në Kohën Ditore, dhe ai dhe Kajtazi mes tyre kanë pesë çmime “Gazetari i Vitit” nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“Ne i bëjmë thirrje politikanëve në pushtet që me veprimet e tyre të mos krijojnë një klimë shoqërore në të cilën dhuna ndaj gazetarëve konsiderohet normale, si dhe autoritetet kompetente për të gjetur dhe ndëshkuar autorët e krimit dhe kështu të dërgojnë mesazh të qartë se dhuna ndaj kundërshtarëve politikë është e papranueshme”, thuhet më tej aty.

Ju rikujtojmë se në Kosovë vetëm deri në tetor të vitit 2016, sipas të dhënave nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, janë të regjistruar 12 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve për shkak të punës së tyre.

“Ne, gazetarët e poshtëshënuar bashkërisht qëndrojmë me kolegun tonë Parim Ollurin dhe kërkojmë nga autoritetet dhe institucionet që pos dënimit verbal të veprimeve të sulmuesve, të sjellin sulmuesit para drejtësisë në mënyrë që t’ju lejohet gazetarëve të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre në interes të publikut”,përfundon reagimi.

Sanja Kljajić (Serbia)

Aleksandar Trifunović (Bosnje dhe Herzegovinë)

Brankica Petković (Slovenia)

Olivera Slavnić (Mali i zi)

Aleksandar Manasiev (Maqedonia)

Una Hajdari (Kosova)

Ana Benačić (Kroacia)

Jelena Ćosić (Serbia)

Blaž Zgaga (Slovenia)

Halil Halili (Kosova)

Borjan Jovanovski (Maqedonia)

Predrag Blagojević (Serbia)

Morena Kokollari (Kosova)

Danka Derifaj (Kroacia)

Anamari Repić (Kosova)

Elvir Padalović (Bosnje dhe Herzegovinë)

Dušan Komarčević (Serbia)

Hrvoje Šimičević (Kroacia)

Bekim Kabashi (Kosova)

Saška Cvetkovska (Maqedonia)

Biljana Žikić (Slovenia)

Ilir Gaši (Serbia)

Ivor Fuka (Kroacia)

Merita Miftari (Kosova)

Albionë R. Zhitia (Kosova)

Valmira Vranovci (Kosova)

Miodrag Sovilj (Serbia)

Petar Vidov (Kroacia)

Gentiana Hasani (Kosova)

Dragana Pećo (Serbia)

Jerko Bakotin (Kroacia)

Natalija Žaba (Serbia)

Eldin Hadžović (Bosnje dhe Herzegovinë)

Dibran Istrefi (Kosova)
Nataša Škaričić (Kroacia)

Donika R. Krasniqi (Kosova)

Ladislav Tomičić (Kroacia)

Branka Dragović Savić (Serbia)

Rita Matoshi (Kosova)

Barbara Matejčić (Kroacia)

Nedim Sejdinović (Serbia)

Alketa Godanci (Kosova)

Žarka Radoja (Serbia)

Nidžara Ahmetašević (Bosnje dhe Herzegovinë)

Ibrahim Ademi (Kosova)

Syzana Hajradini (Kosova)

Dinko Gruhonjić (Serbia)

Goran Borković (Kroacia)

Imer Mushkolaj (Kosova)

Jovana Gligorijević (Serbia)
Aurora Amerllahu (Kosova)

Fitore Ademi (Kosova)

Qëndresa Uka (Kosova)

Mentor Hajrizi (Kosova)

Fehmi Ramadani (Kosova)

Edona Gashi (Kosova)

Enis Veliu (Kosova)

Leonora Aliu (Kosova)

Norbert Šinković (Serbia)

Arbëresha Fazliu (Kosova)

Tamara Opačić (Kroacia)
Maja Lađenac (Serbia)

Georg Haesler Sansano (Zvicra)
Liridona Hyseni (Kosova)

Mašenjka Bačić (Kroacia)

Gëzim Bimbashi (Kosova)

Ilko Ćimić (Kroacia)

Lavdim Hamidi (Kosova)

Eraldin Fazliu (Kosova)

Shkëndije T. Ahmeti (Kosova)

Blerta Ahmeti (Kosova)

Valon Gërbeshi (Kosova)

Dona Gashi (Kosova)

Mentor Shuki (Kosova)

Drita Vitia (Kosova)

Fitore Rexhepi (Kosova)

Përparim Isufi (Kosova)

Saranda Ramaj (Kosova)

Uran Haxha (Kosova)

Mentor Gjergjaj (Kosova)

Shkelqim Xhaqkaj (Kosova)

Dardan Hoti (Kosova)

Albulena Bytyqi (Kosova)

Shaip Mustafa (Kosova)

Tesa Krasniqi (Kosova)

Pranvera Musa (Kosova)

Burim Goxhuli (Kosova)

Adrian Çollaku (Kosova)

Anton Cuni (Kosova)

Edona Musa (Kosova)

Diamant Bajra (Kosova)

Gzim Olluri (Kosova)

Arbenita Marmullaku (Kosova)

Brahim Thaqi (Kosova)

Bekim Shehu (Kosova)

Lindita Azizi (Kosova)

Valon Rashiti (Kosova)

Mehmet Krasniqi (Kosova)

Mefail Bajqinovci (Kosova)

Blerim Zhegrova (Kosova)

Mexhid Yvejsi (Kosova)

Rrahman Paçarizi (Kosova)

Betim Musliu (Kosova)

Arlinda Kqiku (Kosova)

Adelina Ahmeti (Kosova)

Fatrion Ibrahimi (Kosova)

Fatime Xhafolli (Kosova)

Albina Nikqi (Kosova)

Hafize Elshani (Kosova)

Ehat Miftaraj (Kosova)

Fatlum Rrahmani (Kosova)

Muhamet Hoxhaj (Kosova)

Beriane Mustafa (Kosova)

Valdete Osmani (Kosova)

Ardiana Thaci (Kosova)

Naim Sadiku (Kosova)

Albanë Talla (Kosova)

Granit Duriqi (Kosova)

Kushtrim Kadriu (Kosova)

Resul Sinani (Kosova)

Gazmend Rexhepi (Kosova)

Drenusha F. Canolli (Kosova)

Kaltrina Rexhepi Dragusha (Kosova)

Arben Rugova (Kosova)

Arif Muharremi (Kosova)
Tamara Ognjanović (Serbia)

Muanis Sinanović (Slovenia)
Tomislava Sila (Kroacia)
Jehona Zhuniqi (Kosova)

Basri Shala (Kosova)

Besnik Boletini (Kosova)

Drita Loshi (Kosova)

Tamara Skrozza (Serbia)
Jernej Kaluža (Slovenia)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme