Mbi 160 mijë qytetarë të vaksinuar kundër Covid-19

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti-Covid është duke vazhduar në Kosovë.

Si rezultat i kësaj, tash e më shumë se një muaj numri i rasteve të reja me coronavirus por edhe i vdekjeve ka rënë dukshëm.

E në kuadër të procesit të imunizimit, mbrëmë në vendin tonë ka arritur kontingjenti i parë prej 81 mijë e 900 dozave të vaksinës Pfizer të blera nga Qeveria e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Kjo dozë e vaksinës është pjesë e 1 milion e 213 mijë e 290 dozave të cilat pritet të arrijnë deri në fund të vitit nga Pfizer pas nënshkrimit të kontratës me Qeverinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme