Mbi 2.5 milionë euro gjoba pandemike

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

112 mijë e 156 gjoba janë shqiptuar në Kosovë muajt janar-gusht, në bazë të Ligjit për Pandeminë COVID-19.

Jo të gjithë qytetarët që janë dënuar i kanë shlyer obligimet. Megjithatë, vlera e deritashme e gjobave që janë paguar shkon mbi 2 milionë e gjysmë euro, shkruan Klan Kosova.

Buxhetit të shtetit ka mundësi t’i shtohen edhe më shumë para, pasi në ditët e fundit janë shqiptuar gjoba me të madhe që kur edhe hynë në fuqi masat e reja për mbrojtjen nga varianti Delta i koronavirusit.

Vetëm në tri ditët e fundit janë shqiptuar 12 mijë e 481 gjoba sipas ligjit për pandeminë. Nëse këto llogariten në vlerën minimale prej 35 euro për gjobë, atëherë shifra totale arrin rreth 437 mijë euro.

Sipas qeverisë, këto masa janë vendosur me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme