Mbi 2 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 12 Kor 2022 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Kohëve të fundit numri i të prekurve me koronavirus ka shënuar rritje në vendin tonë. Sot kemi 2 mijë e 116 raste aktive.

Nga 344 testime të bëra, dje pozitiv me këtë virus kanë dalë 110 qytetarë.

Po ashtu dje është bërë e ditur për 163 të shëruar.

Ikshp apelon qytetarët që të barin maska në vende të mbyllura dhe të vaksinohen, sepse virusi nuk ka kaluar akoma.

Të ngjashme