Mbi 205 mijë vaksinime anti-Covid në Kosovë

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës.

Tutje, MSh-ja bën të ditur se deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 1 viktimë si dhe janë shëruar 14 pacientë.

Të ngjashme