Mbi 25 mijë raste aktive me Covid-19 – masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 25 407.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111 400, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 403.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.

Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.

Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.

Të ngjashme