Mbi 26 mijë raste aktive me Covid-19 në vend

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Kosova është duke regjistruar rritje enorme të rasteve të reja me COVID-19 që nga java e dytë e muajit gusht.

Shqetësues mbetet edhe numri i viktimave që po regjistrohen teksa shumë i lartë mbetet edhe numri i rasteve aktive me Covid-19.

“Nga 12 mijë e 558 testime, 1,448 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1,421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120 mijë e 892″.

“Në total numri i rasteve aktive është 26 mijë e 525”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të ngjashme