Mbi 300 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, aktualisht janë 499 pacientë të hospitalizuar.

Prej tyre 387 janë të konfirmuar me Coronavirus.

Në raportin ditor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës thuhet se 10 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 25 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 330 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

QKUK-ja dhe spitalet rajonale kanë kapacitet prej 700 shtretërish.

Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmoi edhe 136 raste të reja me koronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme