Mbi 34 mijë euro kishte shpenzuar truproja e Jahjagës për udhëtime të klasit biznes

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Vetëm për një zyrtare të Policisë së Kosovës, që ishte mbrojtje e afërt e ish-presidentes Atifete Jahjaga, janë shpenzuar mbi 34 mijë euro nga buxheti për udhëtime të klasit biznes.

Zyra Kombëtare e Auditimit, ka gjetur se Policia e Kosovës, kishte blerë 51 bileta të klasave më të larta se klasa ekonomike, vlera e tyre e përgjithshme ishte 68,947 euro.

Kryesisht biletat e tilla ishin blerë për zyrtaren policore që ishte në mbrojtje të afërt të ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, për zyrtaren në fjalë ishin shpenzuar rreth 34,425 euro për 16 bileta, e që i takojnë klasës biznes.

Sipas raportit të auditimit, mesatarisht bileta për të, ka kushtuar rreth 1,401 euro, transmeton Zeri.info.

Bileta më e shtrenjtë e paguar për këtë zyrtare ishte 5,483 euro dhe atë nga Vjena për Boston (SHBA) dhe kthim për në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme