Mbi 34 mijë veteranë në llupën e kryeprokurorit

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 10:52 | Nga

Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Kosovës, ka konfirmuar se Prokuroria është duke e hetuar procesin e krijimit të listës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e ku, sipas tij, nëse vërehen shkelje manipuluesit do të përgjigjën para drejtësisë.

Kryeprokurori Lumezi nuk ka të dhëna për numrin e qytetarëve që tashmë janë në listën e veteranëve, mirëpo në bazë të të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, thuhet se numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës, duke u bazuar në gjendjen e muajit dhjetor të vitit të kaluar, ishte 36 mijë e 32. Prej tyre 34 mijë e 529 veteranë të UÇK-së, ndërsa 1503 familje të veteranëve.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka bërë të ditur ecurinë e procesit të hetimit të veteranëve.

“Nuk e di sa është numri i personave të dyshuar, sepse ne jemi akoma në fazën e grumbullimit të informatave. Jemi duke i shqyrtuar këto dosje dhe madje në bazë të shqyrtimit të dosjeve dhe deklaratave të dëshmitarëve të dhomave të tjera prokurori vendos çka më tutje me këto raste të veteranëve”, ka bërë të ditur kryeprokurori Lumezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme