“Mbi 50 mijë shqiptarë largohen çdo vit nga vendi”

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Largimi i shqiptarëve drejt shteteve të Evropës dhe më gjerë, si një valë masive emigrimi që ka përfshirë vendin shihet me shqetësim si një ndër problematikat më serioze të viteve të fundit.

Studime të shumta nga organizata ndërkombëtare dhe jo vetëm, apo shifra zyrtare nga institucione vendase nxjerrin në pah nivelin e lartë të shqiptarëve që largohen çdo vit.

Së fundi ka qenë Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ajo që ka publikuar raportet e lëvizjeve të shqiptarëve për periudhën kohore 2007-2017.

Sipas të dhënave theksohet se për dekadën në fjalë, plot 520 mijë shqiptarë janë larguar për të jetuar jashtë vendit. Kjo shifër rezulton sa 18.1 për qind e popullsisë. Pra, 1 në 5 shqiptarë ka zgjedhur të emigrojë.

Nga ana tjetër, sipas studimit thuhet se gjatë periudhës 2007-2017, çdo vit flukset mesatare të të larguarve kanë rezultuar në rreth 52 mijë njerëz dhe ky është numri më i lartë krahasuar me vendet e rajonit.

Edhe Bosnja e Hercegovina, një shtet i dalë vonë nga lufta ka pasur tendenca më të ulëta të migrimit, në një kohë kur shqetësues është fakti se shqiptarët regjistrojnë norma më të larta migrimi edhe se sa afganët apo popullsi të afërta me ta, të cilët vijnë nga luftëra të ashpra apo kushte ekstreme varfërie dhe mungese sigurie. /Scan/

Të ngjashme