Mbi 56 mijë persona të vaksinuar, Bardhi thotë se janë të gatshëm edhe për kontingjente të tjera

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 12:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sallën “1 Tetori”, vetëm gjatë së shtunës deri në ora 12:00 janë vaksinuar mbi 150 persona të moshës mbi 65 vjeçare, raporton Ekonomia Online.

Niman Bardhi, koordinator i qendrës së vaksinimit në një konferencë për medie ka bërë të ditur se në nivel vendi numri i të vaksinuar ka shkuar në 300.

Përderisa sipas tij, në gjithë vendin që nga fillimi i vaksinimit, atë e kanë marrë mbi 56 mijë persona.

Ai u shpreh se janë të gatshëm që të kryejnë vaksinimin edhe nëse vijë kontingjentet të tjera të vaksinën anti-Covid.

“Aktualisht në sallën 1 tetori janë mbi 150 persona të vaksinuar përderisa kemi një numër tjetër të qytetarëve që janë në pritje të vaksinimit”.

“Ndërsa nëse flasim në nivel vendi kanë kaluar shifrën mbi 300 të vaksinuar ndërsa nga totali kemi mbi 56 e 500 persona të vaksinuar”.

“Kjo është gjendja aktuale që kemi. Kur të na vijnë të gjitha dozat dhe e bëjmë imunizimin e gjithë popullatës”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2 816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107 178 raste nga 585 613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101 099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 840.

Të ngjashme