Mbi 57 mijë marrin vaksinën, mjekëve të vaksinuar në Kukës u jepet doza e dytë

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 13:05 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori i Qendrës të vaksinimit Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se edhe gjatë së hënës ka vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeçare, me vaksinën anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Ai më tej ka bërë të ditur se të gjithë mjekët e vaksinuar në Kukës do të marrin dozën e dytë që nga e hëna.

“Siç e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga mosha 65 vjeç e mbi, ku deri më tani janë vaksinuar  mbi 200 persona ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 57 mijë re vaksinuar”.

“Ajo që vlen te ceket është që nga ora 12:30 e tutje i gjithë personeli shëndetësor që kanë marrë vaksinën apo dozën e parë në Kukës do të marrin dozën e dytë sot në sallën ‘1 Tetori” dhe që kanë të ndarë kohën e tyre sipas emrit dhe mbiemrit ku nga 300 profesionistët presim që t’i kryejmë me rregull”, tha Bardhi.

Mjeku Orhan Hoxha, tha se që nga doza e parë nuk ka pasur ndonjë komplikim.

“Po sot mora dozën e dytë, e që nga doza e parë që kam marrë nuk kam pasur ndonjë komplikim, edhe këtu nuk pat ndonjë parregullsi”, tha Hoxha.

Kurse Shkëlzen Krasniqi, tha se ka pasur vonesa në procesin e marrjes së vaksinës ngase kishte probleme me sistemin dhe çështje teknike.

“Po pati probleme në fillim sa i përket sistemit, pra probleme teknike, por mirë”.

“Nuk kam pasur shumë probleme shëndetësore, një reaksion pak i lehtë por jo shumë. Covidin e kam kaluar”, tha ai.

No description available.
No description available.

Të ngjashme