Mbi 70 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sot është mbajtur takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm.

Në këtë komunë janë shënuar gjithsej 975 të infektuar me COVID-19, prej tyre 860 janë shëruar, 18 janë të hospitalizuar dhe 44 persona kanë vdekur. Aktualisht në këtë komunë janë 71 raste aktive me koronavirus.

Në takim, nënkryetari Ismajli ka thënë se ndihet mirë që lakorja e infeksionit me COVID-19 në Gjilan po bie, por ka vazhduar t’i apelojë qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale.

Të ngjashme