Mbi 71 mijë të vaksinuar në nivel vendi, 73 persona e marrin dozën e dytë

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 12:44 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 71 persona kanë marrë vaksinën anti-Covid në nivel vendi prej se kur në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit në muajin mars, raporton Ekonomia Online.

Përderisa vetëm gjatë së mërkurës janë vaksinuar mbi 1 700 persona. Kurse në sallën “1 Tetori” në Prishtinë 73 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, duke përfshirë këtu profesionistët shëndetësor dhe qytetarët.

Këto të dhëna i bëri të dituar në një konferencë për medie, Niman Bardhi menaxher i Qendrës së vaksinimit.

Sipas tij, nga mbi 370 të vaksinuar  në këtë qendër, dozën e parë e kanë marr 309 persona.

Ai ka siguruar se kjo sallë është e organizuar edhe për vaksinim në masë, raporton EO.

“Sot kemi filluar më vaksinim të gjithë qytetarëve që tashmë e kanë marrë dorëz e parë dhe aktualisht janë duke marrë dozën e dytë”.

“Kemi filluar me profesionistë shëndetësor dhe qytetarë ku aktualisht kemi mbi 370 të vaksinuar, me dozë të parë 309 përderisa kemi rreth 73 persona që janë me dozën e dytë”.

“Nëse flasim në nivel vendi për dozë të parë dhe të dytë aktualisht kemi 71 mijë e 400 vaksina të dhëna ndërsa vetëm për ditën e sodit janë ofruar mbi 1 700 vaksina. Salla është e organizuar jo veç për dy kategoritë e dozave, por edhe të vaksinimit në masë”.

Të ngjashme