Mbi 80 mijë persona të vaksinuar në gjithë vendin

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 12:48 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vaksinën anti-Covid e kanë marrë mbi 80 mijë persona në gjithë vendin që nga marsi edhe kur ka filluar vaksinimi, raporton Ekonomia Online.

Përderisa vetëm të shtunën janë vaksinuar në sallën “1Tetori”, 460 persona kurse në nivel vendi 1 300 persona, ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre, Niman Bardhi.

Ai në një konferencë për medie tha se edhe procesi i marrjes së dozës së dytë të vaksinën është duke shkuar në rregull.

“Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ kemi mbi 460 vaksina të aplikuara ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit deri në këto qaste kemi 1300 vaksina të aplikuara”.

“Kur jemi te procesi i vaksinimit në total nga fillimi i aplikimit të dozës së dytë jemi te shifra e 10 mijë vaksinave të aplikuara. Ndërsa nëse flasim nga dita e parë kemi 80 mijë vaksina të aplikuara”.

“… të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë në kartonin e tyre e kanë datën e caktuar dhe shpresojmë që doza e parë dhe e dytë nuk do të përfundojnë sepse do të na përcjellin gjatë gjithë kohës”.

Të ngjashme