Mbi 82 mijë të vaksinuar, veç të hënën 1 750 persona e marrin vaksinën

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 13:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Menaxheri i Qendrës së vaksinimi në Sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi në një konferencë për medie ka bërë të ditur se në gjithë vendin janë vaksinuar 1 750 persona vetëm gjatë së hënës, raporton Ekonomia Online.

Kurse në nivel vendi 82 e 700 persona janë vaksinuar që nga muaji mars.

“Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ deri në këto qaste janë 370 persona të vaksinuar ndërsa në nivel vendi aktualisht kemi mbi 1 750 të vaksinuar”.

“Ndërsa totali nga dita e parë e deri në këto qaste kemi 82 700 persona me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës”.

“Në sallën 1 ‘Tetori’ kemi persona që janë duke u vaksinuar me dozë të parë dhe personeli shëndetësor që kanë marrë dozën e parë në Kukës tashmë po e marrin dozën e dytë”.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2 074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 054.

Kurse në total numri i rasteve aktive është 1198.

Të ngjashme