Mbi një orë pritje në Merdarë

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 10:20 | Nga

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), në pikat kufitare të Kosovës ka pritje, por jo shumë të gjata.

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova janë të gjata prej pesë minutave deri mbi një orë. Pritjet varen nga hyrjet dhe daljet, përcjell televizioni publik.

Derisa për të hyrë në Kosovë duhet pritur vetëm 5-7 minuta, për të dalë duhen 90 minuta apo 1 orë e gjysmë.

Kolonat në hyrje janë 10 deri në 15 metra, kurse në dalje 500 metra.

Ditët e fundit të 2017-s dhe në ditët e para të këtij viti, Pika kufitare në Merdarë çdo ditë stërmbushet me vetura të mërgimtarëve dhe ka raste kur pritjet janë më shumë se 3 orë për të dal nga territori i Kosovës.

Edhe pse ka pasur kritika për palën serbe, ajo nuk ka ndërmarrë ndonjë vendim që të përshpejtojë procesin e kalimit të kufirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme