Mbi pesë orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Sërish radhë të gjata të automjeteve janë krijuar në dalje të pikëkalimit kufitar në Merdare.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare ka arritur në 2500 metra.

Në njoftimin e QKMK-së është bërë e ditur se pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë deri në pesë orë e 30 minuta.

Ndërsa në pikëkalimin kufitar te “Dheu i Bardhë”, Jarinje e Mutivodë, kolonat janë krijuar deri në 1000 metra, përkatësisht 500, e pritjet për të dalë janë deri në dy orë.

Në pikëkalimet e tjera kufitare situata shihet të jetë më e qetë, ku pritjet për të dalë nga Kosova më së shumti janë deri në 15 minuta, sa janë edhe për të hyrë.

Të ngjashme