Mbijetesa me paga të sektorit privat

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 08:33 | Nga

Pagat janë burim kryesor i të hyrave për familjet në Kosovë. Në bazë të shifrave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga 100-përqindëshi i burimit të të ardhurave 29 për qind të të hyrave kosovarët i sigurojnë nga pagat e sektorit privat, ndërsa 23 për qind nga pagat e sektorit publik.

Familjet në Kosovë arrijnë ta sigurojnë mbijetesën me një pagë mesatare të sektorit privat, e cila llogaritet të jetë 350 euro. Por, gati dhjetëfishi i kësaj page nuk po u mjafton zyrtarëve shtetërorë që ta mbarojnë luksin e tyre.

Për t’i siguruar të hyrat familjare kosovarët nuk po e shohin bujqësinë si potencial për mbijetesë. Në burimin e të hyrave për ekonomitë familjare bujqësia zë vend vetëm me 3 për qind, nga 5 për qind sa kishte vlerën në vitin 2016.

Shifrat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2017 tregojnë se nga bizneset e tjera familjare kosovarët sigurojnë rreth 13 për qind të hyrat, nga 11 për qind sa arrinin në vitin 2016, shkruan “Zëri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme