Mbillen 150 drunj në kryqëzimin e autoudhëve “Arbën Xhaferi” e “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj kanë bërë mbjelljen e 150 drunjve në kryqëzimin e autoudhëve “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se kjo iniciativë ndikon në ruajtjen e ambientit dhe njëkohësisht do t’i vetëdijësoj të gjithë qytetarët që të kujdesën më shumë për ambientin.

“Ky aktivitet ka disa qëllime, përpos ruajtjes së ambientit, ndikon edhe në ruajtjen e rrugës dhe besoj që mbjellja e drunjve e ka efektin e mbrojtjes të brezit rrugor. Sot kemi filluar simbolikisht dhe besoj që do të ketë impakt pozitiv. Po ashtu kjo do të shërbej si vetëdijësim për të gjithë qytetarët që të jenë më të vëmendshëm në ruajtjen e ambientit. Mbjellja do të vazhdojë nëpër auto-udhët e Kosovës, rrugët nacionale dhe rajonale, duke ndikuar në përmirësimin e ambientit dhe zbukurimin e rrugëve”, tha Abrashi.

Ndërsa drejtori i organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, tha se mbjellja e drunjve ka impakt të madh në mjedis, sepse sipas tij, ka shumë probleme me ndotjen e ajrit, sidomos në Prishtinë.“Projekti do të vazhdojë për dhjetë vitet e ardhshme dhe shpresojmë që në përfundim Kosovës t’ia kthejmë pamjen e merituar”, tha Hasnaj.

Më 4 nëntor Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me organizatën Let’s Do It Kosova për fushatën “T’i japim vendit ngjyra”, përmes së cilës synohet që brenda 10 vjetësh të mbillen 1.8 milionë drunj.

Të ngjashme