Mbillen 300 lule në përkujtim të viktimave të vetëvrasjeve në Kosovë

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 17:01 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me mbjelljen e 300 bimëve është përmbyllur kampanja “Linja e Jetës” që ka pasur si fokus specifik ndërgjegjësimin rreth parandalimit të vetëvrasjes, raporton Ekonomia Online.

Bind Skeja nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social ka thënë se kjo hapësirë i dedikohet viktimave të vetëvrasjes në 20 vitet e fundit në Kosovë që shënojnë mbi 1 mijë persona.

“Secila bimë që e kemi mbjellë nga njw një lule e cila simbolizon një person që ka kryer vetëvrasje në Kosovë. Ngjyra e verdhë që është zgjedhur, është zgjedhur si mënyrë për të ndërgjegjësuar për parandalimin e vetëvrasjeve”, tha ai.

Skeja ka thënë se kampanja ka pasur qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin e vetëvrasjeve.

“…me mujt me ju kallxu njerëzve se Linja e jetës është aktive dhe mund të përdoret prej tyre, të ju japim përkrahje gjatë pandemisë. Edhe pse janë mbjellë shumë lule, ka mundësi që të shfrytëzohen prej perosnave të tjerë që familjarë e shoqëri që kanë humbur shkaku i vetëvrasjes”, tha ai.

Adrian Berisha këshilltar i kryetarit  të komunës Shpend Ahmeti ka thënë se në këtë hapësirë janë mbjellur lule.

“Ne kemi bashkëpunuar edhe me projekte të ndryshme dhe kemi për qëllim të bashkëpunojmë sa më shumë në drejtim të përmirësimit të kudjesit mendor sepse është shëndeti mendor është primar:, tha ai.

Kozeta Imami nga UNICEF  ka thënë se ky është një projekt i rëndësishëm.

“Parandlimi i vetëvrasjeve është shumë i rëndësishëm. Shëndeti mendor është i rëndësishëm. Kemi tentuar që sadopak të ngrisim vetëdijen dhe të ofrojmë përmes Linjës së jetës të jemi sa më afër të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe t’i adresojmë çështjet që janë evidente sidomos kohët e fundit”, tha ajo.

Të ngjashme