Mblidhen 500 mijë dollarë për ta dërguar në Disneyland djaloshin që u ngacmua në shkollë

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Rreth 500,000 dollarë janë mbledhur deri tani si pjesë e një fushate për të dërguar një djalë nëntë vjeçar australian në Disneyland.

Quaden Bayles ishte cak i ngacmimeve në shkollë, për shkak të përmasave trupore.

E në videon e postuar nga nëna e tij, ai dëgjohet duket thënë se dëshiron t’i japë fund jetës, transmeton KTV.

Iniciativa për ta dërguar 9-vjeçarin në Disneyland ishte e komedianit amerikan Brad Williams.

Të ngjashme