Mblidhen fëmijët nga diaspora në aktivitetet e “Ditëve të Diasporës”

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 17:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar Festivalin me fëmijë nga Diaspora, në kuadër të “Ditëve të Diasporës”.

Drejtoresha e Divizionit për Kulturës dhe Arsim në Ministrinë e Diasporës, Maliqe Hashani shprehu falënderimin për të gjithë prindërit e mësuesit në diasporës të cilët kanë arritur ta mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare.

“Me gjithë vështirësitë për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe, mësuesit tanë mbajnë gjallë gjuhën dhe identitetin tonë. Uroj të kaloni mirë në këto ditë pushimi dhe me aktivitetet e ministrisë. Jeni pjesë e jona, pjesë e atdheut tonë.

Ndërkaq, fëmijët të cilët morrën pjesë në aktivitet u shprehën të lumtur që të gjithë shqiptarët kudo që janë po kanë mundësi të mbledhen bashkë në një vend.

Sara Hoxha e cila jeton në Itali ashtu si shoqja e saj, Marigona Zeka, shprehën këtë kënaqësi.

“Jemi të gjithë me komunitetin shqiptarë në botë, është shumë bukur”, tha Hoxha.

“Jam  shumë e lumtur që kemi ardhur këtu dhe që e kemi një mësuese që na mëson shqip dhe na ka organizu për këtë aktivitet”, tha Zeka.

Të gjithë fëmijët kanë defiluar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës.

Të ngjashme