Mblidhet bordi i Postës, kryetari thotë se nuk kanë informacione pse Polica ka rrethuar objektin

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 14:41 | Nga Fitore Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është duke u mbajtur mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pjese e kësaj mbledhjeje pritet të jetë edhe ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Ndërkaq pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar afër objektit të Postës.

Kryetari i Bordit, Mentor Arifaj, tha se nuk e dinë pse Policia ka rrethuar objektin, duke sqaruar se pas takimit do të bëhen të dituar çështjet e diskutuara.

“Policia mund të vendosen 24 orë këtu. Ne nuk kemi kërkuar sqarime nga Policia pse janë përreth Postës së Kosovës”.

“Ne e kemi thirru mbledhjen dhe anëtarët e Bordit e kanë miratuar agjendën. Dhe po vazhdojmë me agjendë. Pikat e agjendës i kumtojmë mbas takimit”.

Raportohet se disa pjesëtarë të Policisë kanë hyrë brenda objektit të Postës.

“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhur policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Të ngjashme