Mblidhet forumi “EverGREEN Kosovo”, ndotja mjedisore shkakton pasoja socio-ekonomike

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 10:48 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Let’s Do It” ka organizuar  Forumin “EverGREEN Kosovo”, në të cilin janë adresuar  dhe identifikuar sfidat mjedisore që shkaktojnë ngecje dhe pasoja socio-ekonomike në zhvillimin e një shteti, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH) Fatmir Matoshi tha se angazhimi i përgjithshëm ak bërë që Kosova të vlerësohet edhe ndërkombëtarisht në fushën e mjedisit dhe të jetë e barabartë me të gjitha vendet e tjera.

“Ndarja e miliona besoj se do të sjellë shumë rezultate. Adresimi i mirëfilltë i sfidave mjedisore në konferenca të tilla është i mirëseardhur pavarësisht në qëndrime. Besoj se të gjithë pajtohemi me tri fakte asnjëherë s’ka pasur angazhim më të madh në përmasimin e gjendjes së mjedisit, shoqëria civile ka rol aktiv dhe është rritur vetëdija për mbrojtjen e mjedisit”.

“Angazhimi ynë ka bërë që Kosova të vlerësohet ndërkombëtarisht. Si rezultat Kosova është e barabartë me të gjitha vendet. Ndarja e miliona besoj se do të sjellë shumë rezultate. Ju bëjë thirrje të vazhdojnë angazhimin e tyre sepse s’mund të mendojmë për një mirëqenie pa mjedis të pastër”.

Drejtori ekzekutiv i Let’s Do It Kosova Luan Hasanaj tha se ky forum do të jetë  pikënisje e disa aktiviteteve që do të vinë.

Ndërsa shtoi  se nuk do të ndalen derisa sa të pastrohet e gjithë Kosova, raporton EO.

“Po i shoh ata që jemi parë rregullisht zakonisht shihem bashkë në aksione pastrimi. Edhe pjesëmarrja juaj po e dëshmon një shtresë që në Kosovë po vijnë ditë më të mirë për ta përmirësuar e mjedisin.

“…besoj se ky forum do të jetë pikënisje e disa aktiviteteve që do të vijnë. Për këtë zotohem se së bashku më ekipin do të vazhdojmë më këtë intensitet derisa të arrijmë ta kemi Kosovën tonë më të mirë”.

Ndërsa koordinatorja e UN për Zhvillim, Ulirika Richardson tha se për ruajtjen e mjedisit duhet që të përfshihen të gjithë.

“Ruajtja e mjedisit nga takon të gjithë neve ata që janë më të rrezikuar nga reduktimi janë ata me më pak të hyra. Kosova nuk bënë përjashtim kur flasim për rrezikun e ndotjes”.

“Kur kam ardhur në Kosovë më  kanë thënë se ky është luks ne kemi gjera të tjera të merremi. Kjo është një porosi e madhe e diskutimeve të sotme që të ndërmarrim masa dhe të veprojmë tash”.

“Të gjithë duhet të përfshihemi. Kur e shikoj Kosovën kjo është argument i fuqishëm për të angazhuar të rinjtë ta ruajnë mjedisin, angazhimi i të rinjve është diçka shumë e mirë sepse do të jenë më të përgjegjshmë do të tregojnë solidaritet”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT- “Let’s Do It” organizon Forumin “EverGREEN Kosovo”, në të cilin do të adresohen dhe identifikohen sfidat mjedisore që shkaktojnë ngecje dhe pasoja socio-ekonomike në zhvillimin e një shteti

Gepostet von EkonomiaOnline am Donnerstag, 27. Juni 2019

Të ngjashme