Mbrojtja e arinjve të abuzuar në Kosovë (Video)

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 08:28 | Nga

Shumë arinj të mbledhur nga pjesë të ndryshme të Kosovës, sot qëndrojnë në pyllin e arinjve “Prishtina”.

Nëntëmbëdhjetë të shpëtuar nga robëria, po shijojnë lirinë e tyre në këtë zonë pyjore në afërsi të Prishtinës, por nën mbikëqyrje, shkruan Zëri i Amerikës.

Kjo zonë, e cila është ngritur në vitin 2012 synon shpëtimin arinjve që abuzohen nga bizneset private, në raste të shumta në restorante.

“Është shumë me rëndësi që kjo specie të ruhet në natyrë, aty ku ata duhet të jetojnë, por është përgjegjësi e jona që t’i ndajmë hapësirat për ta”, ka thënë Afrim Mahmut, Menaxher i Pyllit.

Mbajtja e kafshëve të egra në Kosovë është e ndaluar me ligj, dhe autoritetet janë të rrepta në luftën e robërimit të arinjve që për vite ishin shfrytëzuar nga bizneset private në Kosovë.

Bëhet e ditur, se tani është duke u ndërtuar edhe Qendra për Edukim mjedisor, që do jetë e para në Ballkan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme