Mbrojtja e Thaçit thotë se për UÇK-në ZPS duhet të kërkojë dokumente nga CIA dhe qeveria amerikane

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Claire Lawson, ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë dokument nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në konferencën e sotme në rastin e ish-komandantëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë se ZPS-ja duhet të kërkojë dokumente nga qeveria amerikane dhe nga shërbimi i CIA-së lidhur me UÇK-në.

“Parashtrimit të mbrojtjes së Thaçit sa i takon kontakteve me Qeverinë amerikane, shkalla e bashkëpunimit apo materialeve që mund të kemi marrë është tërësisht spekulative nuk ka absolutisht asnjë bazë të mendosh së ZPS-ja ka akses apo ka në zotërim dokumentacione ashtu siç sygjeron ajo mbrojtje”, ka thënë Lawson.

Keohe ka thënë se ZPS-ja duhet të ketë dokumente të CIA-së të cilat thonë se udhëheqja e UÇK-së nuk është angazhuar në operacione narkotike për të mbështetur aktivitetet e tyre gjatë luftës.

“Në dokument thuhet se UÇK-ja nuk është përfshirë në aktivitete terroriste të përcaktuara si dhunë e paramenduar e kryer kundër objektive jo luftarake, pra prokuroria thonë që nuk e dinë këtë raport ku thuhet ”udhëheqja e UÇK-së nuk është e përfshirë në këso aktivitete” “,ka thënë Keohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme