Mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kërkojnë materialet, Prokuroria thotë se ato do të jenë të gatshme në qershor

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se deri në qershor do t’i kenë të plota materialet e dëshmitarëve për krerët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në konferencën e pestë të ecurisë së çështjes, Zyra e Prokurorit të Specializuar theksuan se janë të vetëdijshëm për afatet kohore, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi të vetëdijshëm për kohën dhe për afatet kohore që duhet respektuar. Jemi rreth dy muaj larg nga 23 korrik. Kur është e mundur do të nxjerrim pakot e plotë të dëshmitarëve, dhe shpresojmë të jemi gati t’i japim materialet në qershor”, theksoi ZPS.

Ndërkaq, mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit theksuan se materialet duhet të kenë më herët, në mënyrë që të kenë kohë të përgatiten për mbrojtje.

Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes është duke vazhduar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme