Mbrojtja e viktimave jep fjalën përmbyllëse në rastin Mustafa: Janë trajtuar si kafshë

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtja e viktimave në rastin e gjykimit të Salih Mustafës ka dhënë deklaratën përmbyllëse në kuadër të procesit të gjykimit.

Në seancën e sotme gjyqësore të Speciales, sipas mbrojtjes ajo çfarë ishte bërë në Zllash më 1 prill të vitit 1999 ndaj disa personave është shkelje e të drejtave të njeriut.

Sipas saj për viktimat që thuhet se janë të përfshira në këtë rast është me rëndësi se si do të përfundojë ky gjyq, njofton KlanKosova.tv.

“Ndaj viktimave kishte sulm çnjerëzor, kjo është sulm mbi identitetin njerëzor, duke iu shkaktuar lëndime të mëdha, ky aspekt ata i bënë të ndjehen më keq se kafshët. Kjo i ka bërë disa prej tyre që të dëshirojnë t’i merr vdekja”.

“Me aktet e torturës që janë bërë janë shkaktuar dhimbje të mëdha fizike dhe mendore. Kjo është vërtetuar edhe nga ekspertë që janë e konfirmuar se ka shenja dhe dëmtime të shumta që janë si pasojë e dhunës që është bërë ndaj tyre. Kjo është vërtetuar se ata vazhdojnë të vuajnë nga stresi postraumatik dhe jetojnë me ëndrra dhe kujtime të tmerrshme”.

“Nuk lë dyshim që përvoja e trajtimi çnjerëzor ndaj viktimave nuk ishin të sajuara, kishin të bënin me ngjarje të vërteta dhe akuzuese, i akuzuar është njëri nga përgjegjësit”, ka thënë zyrtarja që mbron viktimar.

Të ngjashme