Mbyllen edhe Konviktet, studentët duhet të largohen deri të premten në ora 14:00

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 13:43 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”  do të mbyllet deri më 27 mars, si masë preventive ndaj pandemisë së Coroavirusit.  Lajmin për Ekonomia Online,  e ka bërë të ditur drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta.  Ai ka treguar se studentët kanë filluar të largohen tashmë. Mensa është mbyllur sot, kurse studentët kanë afat që deri nesër (e premte),  të largohen nga Konviktet.

 ‘Vendimi për ndërprerje të procesit mësimor e  ka afektuar qendrën e Studentëve pasi, banorët e  qendrës janë studentë të UP-së dhe si rrjedhojë e kësaj në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit,  kemi marrë masat e duhura. Kemi marrë vendim që të gjithë stdentët që janë banues  deri nesër në ora 14:00, të largohen nga dhomat e tyre dhe nga i tërë kampusi. Gjithashtu është marrë vendim që mensa e studentëve nga sot në ora 14:00 e tutje të jetë e mbyllur deri më 27 mars edhe kur ka qenë data përfundimtare e vendimit të qeverisë.”, tha Sfishta.

Sfishta ka treguar se dezinfektimi i konvikteve është bërë një javë më parë por,  sapo të largohen të gjithë studentët sërish të premten,  do të bëjnë dezinfektim të tërësishëm të të gjitha objekteve në Qendrën e Studentëve.

‘’Ne kemi marrë masa paraprake. Para  10 ditëve  çdo hapësirë e Qendrës së Studentëve është dezinfektuar,  derratzuar  dhe dezinsektuuar nga një kompani e specializuar. Ne dhe në kushte normale i bëjmë këto dezinfektime. Por,  për shkak të shpalljes së gjendjes së epidemisë kemi bërë një dezinfektim emergjent. Përpos saj  edhe javën e ardhshme kur nuk janë studentët këtu ta bëjmë një dezinfektim eventual  në mënyrë që të jemi më të sigurtë’’.

Sipas Sfishtës, nuk ka panik tek studentët dhe ata po largohen normalisht nga konviktet sikur çdo javë.

‘’Për fat të mirë po sillen sikur mosha ma e pjekur e shoqërisë, konform situatës pa panik  po largohen po shkojnë në shtëpitë e tyre dhe gjithçka është në rregull. Studentët e kanë kuptuar shumë drejtë situatën dhe nuk ka panik në mesin e studentëve.”, tha drejtori Sfishta.

Të ngjashme